Policia e Shtetit ka vijuar me masat ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk kanë zbatuar urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur të dielën.

Referuar njoftimit të policisë, në 24 orë u është hequr patenta 16 shoferëve si edhe u është bllokuar mjeti.

Po ashtu, janë gjobitur me nga 10 mijë lekë 253 këmbësorë.

Nga ana tjetër, në të gjithë vendin janë konstatuar edhe dy lokale të hapura, në kundërshtim me urdhrin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *