Greqia u kërkon vendeve të Bashkimit Europian t’i lënë mënjanë fjalët solidarizuese, e të angazhohen seriozisht për mijëra refugjatë që kanë mbetur të pastrehë, pasi kampi Moria u shkrumbua nga flakët.

 

KIRIAKOS MITSOTAKIS


KRYEMINISTER I GREQISE

 

“Greqia ka bërë detyrën e saj duke për mbrojtjen e kufijve dhe menaxhimin e refugjatëve. Por ky është vetëm një aspekt i çështjes me të cilën po përballemi. Sot më shumë se kurrë, kërkohet solidaritet praktik. Gjendja në Moria nuk mund të vazhdojë më kështu, sepse është çështje e shëndetit publik, humanizmit dhe sigurisë kombëtare”

 

Menjëherë pas apelit të kryeministrit grek, Gjermania dhe Franca njoftuan se do të strehojnë në vendet e tyre refugjatë të mitur nga kampi i djegur.

Por Merkel e Macron shpresojnë që edhe vendet e tjera të angazhohen seriozisht.

 

ANGELA MERKEL


KANCELARE E GJERMANISE

 

“Gjermania dhe Franca do të marrin pjesë në zgjidhjen e çështje, por ne shpresoj që edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian do të ndërmarrin të njëjtin hap. Migrimi nuk është vetëm problemi i vendeve ku refugjatët mbërrijnë, por një përgjegjësi evropiane”

 

Si përgjigje, edhe Holanda ka pranuar të strehojë 50 fëmijë.

 

Rreth 13,000 refugjatë ishin vendosur në kampin Moria në ishullin Lesbos. Por zjarri i së martës shkrumboi vendin duke lënë  refugjatët në mëshirën e fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *