Subscribe

Fermerët shqiptarë do të përfitojë në pesë vitet e ardhshme një financim prej 112 milion eurosh.

 

Komisioni Europian miratoi programin “IPARD 3” për Shqipërinë, me një fond i cili është 56% më i lartë se “IPARD 2”. Për qeverinë bashkë me financimet nga buxheti i shtetit, sektori do të përftojë mbështetjen më të lartë ndër vite.

 

“BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin “IPARD III”, një proces mjaft i rëndësishëm ardhur pas një pune shumë të madhe, një buxhet që shkon 112 milion euro nga pala europiane. Së bashku me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro e çon këtë program në 146 milionë euro. Në Programin “IPARD III” ne shkojmë drejt akreditimit për 9 masa financimi.”- deklaroi Frida Krifca, ministre e Bujqësisë.

 

Gjatë një takimi me fermerë përpunues dhe grumbullues, kreu i qeverisë Edi Rama e vuri theksin te puna e  Drejtorisë së Zhvillimit Rural Bujqësorë, e cila menaxhon procesin.

 

“Kur BE certifikon dhe financon do të thotë që koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie dhe ato pak para që jepeshin, jepeshin me parti, ka vdekur. Koha kur jepeshin paratë për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonte tek partia, ka vdekur.” – u shpreh Rama.

 

Shqipëria ka arritur që t’i përfitojë të gjitha fondet e Bashkimit Europian të vëna në dispozicion për bujqësinë, nga programet e mëparshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *