Dërgohet me urgjencë drejt spitalut të Traumës në kryeqytet, 11 vjecari që u përplas nga një makinë, një ditë më parë në Roskovec.

I mituri me iniciale E.V. u përplas nga makina tip “Iveco” në fshatin Suk teksa po lëvizte me biciklete rreth mesditës të së premtes.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Fierit, mirëpo dëmtimet serioze që ka marrë mesa duket kanë bërë që gjëndja e vogëlushit të rëndohej.

Për këtë arsye ai është dërguar në spitalin e Traumës.

Për këtë ngjarje policia e Fierit shoqëroi në komisariat, drejtuesin e Iveco-s, shtetasin A.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *