Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 108 raste pozitive. Sipas Genta Qirajkos, ata janë zbuluar mes 477 personave të testuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.”

Nga ana tjetër, në spitalet COVID vijon të ketë shtrime të reja dhe pacientë që futen në terapi intensive.

Aktualisht, janë 126 pacientë që marrin trajtim aty, 22 në intensive dhe 12 të intubuar. Ndërsa betejën me sëmudjen në orët e fundit e kanë fituar 60 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *