Dyert e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë të hapura për qytetarët këtë të mërkurë. Administrata e Kuvendit njoftoi se qytetarët do të jenë të lirë të vizitojnë sallën ku mbahen seancat plenare nga ora 10:00 deri në 20:00.

 

“Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”, të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues (çanta, bluza, stiloapsa etj.), të prodhuar enkas për këtë veprimtari. Ju ftojmë të ndiqni dhe pasqyroni këtë veprimtari kushtuar kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë kombëtare.”

 

Të martën u kremtua 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, ku personalitete të lartë përçuan mesazhet e tyre të mirënjohjes për anëtarët e Kongresit për hapat e parë drejt Shqipërisë së pavarur parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *