Subscribe

10 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 422 raste të reja me koronavirus, nga 1908 testime të kryera. Në total, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 1098 persona.

 

Nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

 

Ndërkohë, janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.”

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë   12865

Fier        1700

Durrës      1310

Shkodër  1317

Vlorë       1082

Korçë       1056

Elbasan   939

Berat      918

Lezhë     911

Gjirokastër  552

Kukës    488

Dibër     437

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *