Ndryshe nga 1 maji i kaluar, dita e punëtorëve këtë vit është pritur në heshtje për shkak të situatës që ka krijuar nga virusi Covid 19. Miliona njerez zakonisht protestonin duke bërë thirrje për paga më të larta e kushte më të mira në punë.

Por ky 1 Maj i gjen boten, me njw ekonomi te goditur rende nga kriza, pasi miliona njerëz kanw humbur vendet e tyre të punës pwr shkak të kufizimeve për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithate nuk kane munguar protestat simbolike sic ndodhi në Greqi. mijëra punëtore vendosën të sfidojnë masat e izolimit dhe kanë protestuar në heshtje në kryeqytet.

Rrugët kryesore në Athinë ishin të mbushura me njerëz, të cilët mbanin disnancë nga njër-tjetri.

Ndërsa në Itali, Kryeministri Giussepe Conte, përmes një mesazhi të shprëndarë në mediat sociale, I ka kërkuar falje punëtorëve italianë për vonesat e pagave. Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve përkujton protestat  e përgjithshme dhe tëpërgjakshme të punëtorëve të fabrikave të Çikagos më 1 maj të vitit 1886.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *