Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin, një i...

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet...

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja: Ishte i...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit...

Zyrtarët e Nju Jorkut ndryshuan numrin e vdekjeve në azile

6 Mars 10:09

Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë në varësi të Guvernatorit Andrew Cuomo konfirmuan njoftimet e së enjten në mbrëmje se anëtarët e një grupi pune mbi COVID-19-n, kishin ndryshuar një raport të shtetit të Nju Jorkut mbi shtëpitë e të moshurave, duke mos pasqyruar numrin e plotë të banorëve që kishin humbur jetën nga koronavirusi. Por zyrtarët këmbëngulën që ndryshimet ishin bërë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë e të dhënave.

Duke cituar dokumente dhe persona në dijeni të diskutimeve brenda administratës, gazetat “Wall Street Journal” dhe “New York Times”, shkruanin se ndihmësit, përfshirë sekretaren e guvernatorit, Melissa DeRosa kishin shtyrë zyrtarët e shëndetësisë së shtetit të Nju Jorkut të ndryshonin raportin e muajit korrik, duke përfshirë vetëm ata banorë që kishin vdekur brenda objekteve të kujdesit afatgjatë shëndetësor dhe jo ata që ishin sëmurë aty, por që kishin vdekur më pas nëpër spitale.

Kjo është goditja më e fundit ndaj Guvernatorit Cuomo, i cili është rrethuar nga dy skandale, një që përfshin trajtimin nga ana e tij të vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve dhe akuzat për ngacmimë seksuale nga dy ish-ndihmëse të tij dhe një grua, të cilën ai e kishte takuar gjatë një ceremonie martesore.

Zoti Cuomo kërkoi falje të mërkurën që kishte vepruar siç tha “në një mënyrë që i kishte bërë të tjerët të viheshin në siklet”, por refuzoi thirrjet për dorëheqje. Ai tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin e nisur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit mbi akuzat për ngacmim seksual. Ndërkohë hetuesit federalë po shqyrtojnë me kujdes mënyrën se si administrata e tij ka trajtuar të dhënat mbi shtëpitë e të moshuarve.

Disa nga demokratët kryesorë të këtij shteti kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve përpara se të dalin në një përfundim në lidhje me sjelljen e zotit Cuomo. Por pas artikujve të së enjtes në mbrëmje, disa ligjvënës të shtetit ripërsëriten thirrjet që guvernatori të dorëhiqet ose të shkarkohet.

“Cuomo fshehu shifrat. Të nisin procedurat për shkarkimin e tij”, shkruante anëtari i Asamblesë së lagjes Kuins të Nju Jorkut, Ron Kim.

Raporti i muajit korrik mbi shtëpitë e pleqve u lëshua për të hedhur poshtë kritikat ndaj zotit Cuomo mbi një direktivë të 25 marsit që ndalonte shtëpitë e pleqve të refuzonin pacientët me koronavirus, të cilët kishin dalë nga spitalet. Disa shtëpi pleqsh u ankuan në atë kohë se politika mund të ndihmonte në përhapjen e virusit.

Raporti arriti në përfundimin se politika nuk luajti asnjë rol në përhapjen e infeksionit.

Analiza e shtetit bazohej pjesërisht në atë që zyrtarët thanë në atë kohë se ishte një statistikë e pasaktë. Në raport thuhej se 6,432 persona kishin vdekur në shtëpitë e pleqve të shtetit.

Zyrtarët shtetërorë pranuan edhe atëherë që numri i vërtetë i vdekjeve ishte më i lartë për shkak të përjashtimit të pacientëve që kishin vdekur në spitale, por ata nuk pranuan në atë kohë të jepnin ndonjë vlerësim mbi numrin edhe më të madh të vdekjeve, duke thënë se shifrat ishin ende duke u verifikuar.

Gazetat “Times” dhe “Journal” raportuan se në fakt projekt-raporti e përfshinte shifrën, më shumë se 9,200 vdekje, për të cilën më pas ndihmësit e zoti Cuomo thanë se duhej të ndryshohej.

Zyrtarët shtetërorë insistuan të enjten se korrigjimi u bë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë dhe jo për të mbrojtur emrin e zotit Cuomo.

“Ndërsa variantet e hershme të raportit përfshinin vdekjet jashtë institucioneve (azileve), grupi i punës mbi COVID-in nuk ishte e kënaqur që të dhënat ishin verifikuar në kundërshtim me të dhënat e spitaleve dhe kështu raporti përfundimtar përdori vetëm të dhënat mbi vdekjet brenda institucioneve, të cilat u shfaqën në raport”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë Gary Holmes.

Shkencëtarët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të zgjedhur e patën sulmuar raportin në atë kohë lidhur me metodologjinë e gabuar dhe statistikat selektive.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se pretendimet se ndihmësit e zotit Cuomo kishin manipuluar raportimin publik mbi numrin e vdekjeve në shtëpitë e pleqve ishin “shqetësuese”. Ajo tha se Shtëpia e Bardhë “do të mbështeste çdo hetim të pavarur” mbi këtë çështje.

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Azile covid 19 Nju Jork vdekje Zyrtare

Nga e njëjta kategori

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

më shumë...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

më shumë...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

6:17

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin...

5:55

Aroma e shtëpisë tregon më shumë nga...

5:49

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin!...

5:29

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë!...

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.