E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

ZYRTARE/ Vllaznia rikthen djalin e shtëpisë, Flori Spahija vesh sërish fanellën kuqeblu

Vllaznia vijon të përforcojë skuadrën, teksa zyrtarizon rikthimin e një futbollisti të dalë nga akademia e saj. Flori Spahija do të jetë sërish pjesë e ekipit të parë shkodran, duke veshur edhe një herë fanellën kuqeblu.

Klubi shkodran e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit 23-vjeçar.

Reklamë

“Flori Spahija rikthehet kuq e blu! Sërish me fanellën e Vllaznisë, për të dhënë më të mirën për këto ngjyra dhe tifozët shkodranë. Mirë se u riktheve në shtëpi, Flori!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Spahija është një produkt i akademisë së Vllaznisë dhe tashmë rikthehet në skuadrën ku është formuar si futbollist. Gjatë periudhës së fundit, ai ka luajtur në Kosovë, ku ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Vjosës, duke fituar më shumë eksperiencë në futbollin profesionist.

Reklamë

Mbrojtësi shkodran mund të aktivizohet si në qendër të prapavijës, ashtu edhe në krahun e majtë, duke i dhënë trajnerit Çaba Laszlo një alternativë shtesë për repartin defensiv.

Rikthimi i tij përfaqëson një tjetër mundësi për një futbollist që njeh mirë ambientin e klubit dhe synon të japë kontributin e tij për ngjyrat kuqeblu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.