Subscribe

Eriselda Sefa do të jetë kandidatja e socialistëve për bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjessshme vendore të 6 marsit.

 

Prej korrikut të 2021-it ajo mban detyren e kryebashkiakes së komanduar pasi paraardhësi i saj Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera, akuzë e cila u pasua me shkarkimin dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste.

 

Ndryshe nga kandidatët e tjerë për kryebashkiakë për vendoret e marsit që u shpallën pas mbldhjes së kryesisë të premten e 28 shkutit, për bashkinë e Lushnjes u kërkua edhe disa ditë kohë për zyrtarizimin e emrit.

 

Shkak u bënë diskutimet mes drejtuesit politik të qarkut Fier, Taulant Balla dhe deputetit të këtij qarku Erion Braçe. Ky i fundit, pasi në llogarinë e tij në facebook i kërkoi socialistëve të Lushnjes të propozonin emrat e tyre, të njëjtin diskutim e shtroi edhe në kryesi. Mes kandidaturave për tu rikonsideruar, emri i propozuar nga Erion Braçe është i Krenar Haxhiu, drejtor i OSHEE në Lushnje.

 

Pasi me strukturat e socialistëve u kryen anketime të brendshme, mes kandidatëve të propozuar, fitoi kryetarja aktuale e komanduar e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

 

Me zyrtarizimin e kandidaturës së fundit, tanimë Partia Socialiste pritet t’i dorëzojë emrat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Në Shkodër, PS garon me prefekten aktuale, Majlinda Angoni, në Durrës dhe Rrogozhinë me kryebashkiakët e komanduar, Emirjana Sako dhe Edision Memolla, ndërsa në Dibër dhe Vorë me dy emra të paangazhuar politikisht, ekonomistin Rrahim Spahiu dhe arsimtarin Blerim Shera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *