Subscribe

Lideri i PD, Lulzim Basha garantoi se me fitimin e zgjedhjeve, në prioritet do të ketë edhe tregun hidrokarbur. Në prezantimin e planit për energjinë, ai tha se do të zhdukë monopolet e do të kontrollojë cilësinë e karburanteve

 

“Ne do të zhdukim monopolet dominuese në tregun hidrokarbur, si dhe do të forcojmë luftën ndaj evazionit fiskal e do të mundësojmë dyfishimin e investimeve private në sektorin e naftës, i cili vitet e fundit po vuan rënien e ndjeshme të këtyre investimeve për kërkim-zbulim-prodhimin e naftës. Kontrolli i rreptë i cilësisë së karburanteve do të jetë një tjetër prioritet absolut dhe angazhim i qeverisë tonë. Cilësia e karburantit për përdorim industrial apo familjar do të arrijë standardin europian brenda 180 ditëve të para të qeverisjes sonë. Ky është angazhimi që marrim përpara jush sot. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën.”

 

Basha shtoi se në sektorin minerar do të rriten 150% Investimet e Huaja Direkte si edhe do të shqyrtojë çdo përfitim të veçantë për minatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *