Subscribe

120 apartamente të ndara në 8 blloqe pallatesh do të ndërtohen në Fushë-Krujë, për familjet, shtëpitë e të cilave u shkatërruar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Gjatë inspektimit në kantierin e lagjes “Rilindja” kryeministri Rama foli për një një skemë menaxhimi për këtë zone te re.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Kjo është bërë zonë rezidenciale. Tani duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe sistemimeve jashtë, edhe mbjelljes së pemëve që të marri formë tamam dhe të ngrihet një strukturë menaxhimi që të mos fillojë historia, ngre lloj-lloj gardhesh, po të jetë si zonat rezidenciale që janë të menaxhuara. Duhet bërë një kontratë me çdo banor që këto janë detyrimet, sipërfaqet që ka secili dhe jo hidh e prit. 

 Ndërsa ministri për Rindërtimin  Arben Ahmetaj u shpreh se për shume familje do të ndryshojë krejtësisht mënyra e jetesës.

 

ARBEN AHMETAJ

MINISTER PER RINDERTIMIN

Janë mbi 200 familje që në përfundim do jetojnë ndryshe komplet nga si kanë jetuar më parë.

 

Më herët kryeministri Rama ishte në Manzë tëk banorët të cilët tashmë do të gëzojnë shtëpitë e reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *