E enjte, 29 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zona e ish-Kënetës nuk gjen qetësi! Shoferi i dehur përplaset me makinën e policisë, ngjarja në të njëjtin vend ku humbën jetën dy të miturit (VIDEO)

44 vjeçari që përfundoi pas hekurave të shtunën pasi ishte i dehur në timon përplasi makinën e tij me automjetin e policisë. I arrestuari Rezart Abazaj, sipas pamjeve të siguruara nga Vizion Plus, duket qartë që bën manovra të rrezikshme në rrugë ndërsa tenton t’i largohet uniformave blu pas sinjalizimit të këtyre të fundit për të dalë nga makina.

Pasi goditi automjetin e patrullës dhe u gjend nën rrethim nga dy mjete të policisë, 44 vjeçari u detyrua t’i bindej thirrjes së tyre.

Reklamë

Ky aksident vjen pas tragjedise se 3 majit. Aksidenti i shkaktuar nga Nikoll Radaçi, ndodhi në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.

Rezart Abazaj rezultoi me 1.4 mg alkool, po më shqetësues është fakti që kjo nuk është hera e parë ai gjendet i pirë në timon.

Reklamë

Kjo ngjarje ndodhi në të njëjtën zonë ku para dy javësh Nikollë Radaçi, 57 vjeçari i mori jetën dy fëmijëve të vegjël 10 dhe 12 vjeç që ndodheshin në trotuar, ndërsa plagosi dhe një 8 vjeçar i cili fatmirësisht ia doli të jetojë.

Ngjarja tragjike me humbjen e dyfishtë të jetës shkakoi një reagim të gjerë publik, ndërsa ligjvënësit kanë paralajmëruar ndryshim të kodit rrugor.

Më shumë video

Reklamë