Presidenti brazilian Jair Bolsonaro deklaroi se qeverisë së tij i mungojnë burimet për të luftuar numrin rekord të zjarreve që kanë përfshirë Amazonën.

 

Ai hodhi akuza në drejtim të organizatave joqeveritare pasi sipas tij, kanë qenë ato që kanë vendosur zjarret në Amazonë, ndërsa pranoi se nuk kishte ende prova ndaj tyre për këtë pretendim.

 

Bolsonaro shtoi më tej se qeveria e tij ka nisur një hetim gjithëpërfshirës për zjarret.

 

Më herët, Ministri i Mjedisit në Brazil Ricardo Salles u thirr një takim mbi ndryshimin e klimës.

 

Ndërkohë konservatorët kanë fajësuar qeverinë e Brazilit për gjendjen e vështirë të Amazonës.

 

Ata thonë se presidenti Bolsonaro ka inkurajuar shpyllëzimin me qëllim favorizimin e kompanive drusore dhe fermerëve, duke shpejtuar shpyllëzimin e pyjeve të shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *