Kronikë
Zjarr në një banesë në Lezhë, shpëton kryefamiljari

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Markomataj në Lezhë. Sipas informacioneve në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qenë i pranishëm vetëm kryefamiljari.
Ai është larguar menjëherë nga banesa sapo zjarri ka filluar të përhapet. Si pasojë e flakëve janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke neutralizuar flakët. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e zjarrit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




