E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Rajoni

Zjarr i madh pranë Athinës! Flakët shkrumbojnë disa shtëpi, evakuohen banorët

Qyteza Palaia Fokaias, e ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës është përballur me vatra zjarri këtë të enjte.

90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, shkruajnë mediat e huaja.

Reklamë

Flakët kanë shkrumbuar edhe disa shtëpi. Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre.

     

Reklamë

Ditëve të fundit, Greqia po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.

/vizionplus.tv

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë