Vlora dhe Saranda janë dy zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës në vend.

Ato janë përcaktuar pas një studimi të zhvilluar nga ekspertët e bashkimit evropian, ndërsa pritet që të prodhojnë deri në 10 mijë ton peshk. 

 “Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me ekspertët e huaj përmes fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studimin për të gjithë sektorin dhe kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale, dhe troftikulturën shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku nga akuakultura”, tha Çuçi.

Duke e cilësuar si një sektor të rëndësishëm të ekonomisë blu, ministri u shpreh optimist se shqipëria përmes prodhimeve të saj në akuakulturë do të arrijë të konkurrojë dënjësisht me vendet e tjera në tregjet e BE.

 “Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë  përsa i përket akuakulturës, produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”

Deklaratat ministri Çuçi i bëri nga gjiri i vlorës, ku inspektoi nga afër zonat e  rritjes së kocës dhe levrekut. Aktualisht prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *