Zhduket pa gjurmë një nënë shqiptare në Greqi.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 27-vjeçare, e identifikuar si Antonia Nikolla, e cila jetonte në Heraklion, Kretë.

Sipas ekriti.gr, denoncimin e zhdukjes në Polici e ka bërë burri i saj, me të cilin ka kontaktuar për herë të fundit, pasditen e 12 gushtit.

Shqiptarja e zhdukur është nënë e 4 fëmijëve.

Një burim i tha ekriti.gr, se 27-vjeçarja la një shënim për burrin e saj, duke i lënë një shënim personal por nuk jepen detaje se çfarë.

Vizion Plus mëson se nëna 27-vjeçare nuk mori asgjë me vete kur ka ikur nga shtëpia.

Mësohet se vajzat ka si tatuazh një çelës.

Policia po punon në lidhje me rastin në fjalë./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *