Dy motra 19 dhe 16 vjece rezultojnë të larguara nga banesa e tyre në Durrës që në datën 16 shtator.

 

Mamaja e tyre, një grua 45 vjece ka bërë kallezim në polici në datë 24 shtator për largimin nga banesa të dy vajzave të veta.

Që prej datës 16 shtator, 45 vjecarja nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

 

Në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se:

 

Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Policia sqaroi se po punon për gjetjen e tyre ndërsa nuk ka të dhëna në lidhje me arsyet që kanë cuar dy vajzat për largimin nga shtëpia e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *