Subscribe

Pas një kolapsi disa mujor krijuar prej shkarkimeve nga Vetingu gjykata e lartë do të funksionojë me gjyqtarë të përkohshëm. Në një mbledhje të jashtëzakonshme KLGJ ka vendosur të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për cështje që kanë të bëjnë vetëm me ekstradimet.

Gjyqtarët e përkohshëm do të zgjidhen me short nga Gjykatat e Apelit, si edhe duhet të plotësojnë dy kushte. Së pari të kenë kaluar vetingun dhe të kenë mbi 13 vite eksperiencë. KLGJ mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur që mbartin ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e kolegëve të Gjykatës së Lartë.

Bashkë me zgjidhjen, në mbledhje u listuan edhe problematikat më emergjente, si shqyrtimi i cështjeve në lidhje me kërkesat për ekstradim, të cilat në rast të tejkalkmit të afateve sjellin shfuqizim të masës “arrest ne burg”. Pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mosekzekutim të vendimeve rë formës së prerë, mund të krijojnë efekte të pakthyeshme. Ndër të tjera edhe eksod të ankimeve që shkojnë në Strasburg pa u ezauruar në gjykatën e larte. Ngërci aktual sjell dhe zgjatje të proceseve.

Organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, për këtë arsye KLGJ vlerëson se problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionimin e Gjykatës së Lartë duke u angazhuar për problematikën aktuale, bazuar në tre pika kryesore, plotësimin e trupës, trajtimin e cështjeve të mbetura pezull, dhe shmangien e vonesave të shqyrtimit në këtë gjykatë.

Dita e neserme eshte dhe afati i fundit i personave, jo gjyqtarë, të interesuar për të kandiduar për Gjykatën e Lartë. Deri më tani janë regjistruar si kandidatë vetëm katër persona, por në orët në vijim pritet të ketë edhe emra të tjerë që do të shtohen ne listën e emërimeve të përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *