Mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Roskovec.

 

Në këtë garë, fitues ka dalë Emels Xhaxhaj me 297 vota, ndërsa kandidati Kevin Cjapi siguroi vetëm 16 vota.

 

Më herët, i deleguari i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, deputeti Luan Baçi, u shpreh se këto zgjedhje nuk kanë pse të kontestohen, pasi janë të pranuara nga të gjithë dhe zhvillohen nga vetë demokratët.

 

Roskoveci është dega e tretë që zgjodhi kryetarin e ri pas Mallakastrës dhe Fierit, ndërsa është shtyrë procesi për Lushnjen dhe pritet zgjedhja e kreut të ri në Patos dhe Divjakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *