Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma...

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të...

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos...

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin, shpallet në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Self

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë,...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me...

Zgjedhjet në PS, nis gara për kryetar në çdo njësi të Tiranës/ Veliaj: PS rritet e zgjerohet çdo ditë se e ka hapur zemrën”

29 Qershor 21:46

Partia Socialiste e Tiranës vijon procesin e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në çdo njësi, teksa secili prej kandidatëve paraqet platformën e tij.

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, i cili drejton procesin në 40 njësitë e Tiranës në nivel qarku, tha se gara në këtë familje politike vendos një standard të ri. Ai shtoi se socialistët e mbajnë kokën lart për punët e mira që kanë bërë dhe se ky është një shans i madh për një hapje të madhe të PS.

 

Duke ironizuar Partinë Demokratike, e cila ende sot nuk ka një kryetar legjitim dhe është më e përçarë se kurrë, Veliaj tha se diferenca është mjaft e madhe. “Ata pjesëtohen, ne shumëzohemi”, u shpreh ai.

 

“Ka një parti të Lulit, ka edhe një parti të Saliut. Ka një parti në Parlament të Alibeajt, ka edhe një parti të Flamur Nokës. Kurse partia jonë shumëzohet: Ne duam të kemi 27 administratorë, 27 kryetarë partie, 27 bashkëkryetarë partie, 27 kryetare të gruas, 27 kryetarë të rinisë, 27 sekretarë organizativ, 27 sekretarë për zgjedhjet, 27 sekretarë për mediat digjitale dhe 27 sekretarë për diasporën. Ne specializohemi në shumëzim, prandaj rritemi. Ata specializohen në pjesëtim, prandaj zvogëlohen. Unë besoj se e ardhmja e qytetit tonë iu përket atyre që rriten, që zgjerohen, që e hapin zemrën, që hapin derën, që hapin partinë, që hapin anëtarësinë. Kjo është fryma jonë”, deklaroi Veliaj.

 

Ai tha se ky proces është shumë i rëndësishëm për sfidat e ardhshme zgjedhore.

 

“Mezi pres që ta mbyllim këtë proces, që e fillojmë nga Njësia 2 në 40 njësitë e qarkut tonë, për t’u siguruar që në 2023-shin flasim me një gjuhë të re dhe përfaqësohemi nga një ekip i ri. Ne duhet të flasim me gjuhën e atyre që kanë lindur në vitin 2005. Atyre nuk u flasim dot për Saliun dhe Ilir Metën, por për ata që shkojnë te shkolla Kosova, te Liceu, apo për ata që luajnë te “7 Xhuxhat”, ku parkingun poshtë ia kthyem prapë qytetit. Ata që janë 16-17-18 vjeçarë nuk e dinë çfarë ndodhi në ‘96, ‘97, apo ’98; çfarë ndodhi në 21 Janar apo në Gërdec. Janë gjëra që duhet t’i dinë, por nuk është detyra jonë që të kërkojmë votë duke u krahasuar me më të ligën e vendit. Detyra jonë është të krahasohemi me më të mirën e vendit. Më e mira e vendit jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh më tej Veliaj.

 

Në Njësinë 2 garojnë për kryetar të Partisë Socialiste 3 kandidatë: Sonila Qato, Elton Kacidhja dhe Andia Skënderi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Tirane Veliaj zgjedhjet ne PS

Nga e njëjta kategori

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

më shumë...

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

më shumë...

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

më shumë...

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin, shpallet në kërkim autori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:58

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim...

1:36

Adionit në një lidhje me këngëtaren e...

1:36

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë...

1:22

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje...

1:11

Plagosi 35-vjeçarin me armë zjarri në Kurbin,...

1:08

“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin...

12:57

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

12:52

“Më vjen keq që dola”, Ermiona Lekbello...

11:53

Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith...

11:45

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në...

11:42

Kishte kthyer banesën në ‘bazë’ për përgatitjen...

11:22

EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun...

11:15

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria...

10:38

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e...

10:28

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center...

10:09

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe...

9:56

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të...

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.