Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 November 2025
Vizion fokus

Turqia dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në...

Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për...

Kancelari gjerman Merz fton Rusinë në “Tavolinën e Negociatave”

Pas disa orësh tension, dy të armatosurit dorëzohen para...

Trump bisedë telefonike me Xi Jinping, çfarë u diskutua

Edhe Franca do forcojë shërbimin ushtarak vullnetar, Macron do...

Berisha: Të vazhdojmë betejën me fuqi dhe guxim

Moska hedh poshtë planin evropian për armëpushim në Ukrainë

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi Jinping, zbardhen diskutimet

“Foltorja 2″/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, LDK propozon Abdixhikun për kryeministër

24 Nëntor 22:01

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

“Ndonëse e hapa diskutimin, nuk zgjati shumë. Ishte një diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoj”, tha Abdixhiku gjatë një konference për media.

Abdixhiku tha se mori autorizimin për përpilimin e listës zgjedhore, por nuk do ta bëjë renditjen e kandidatëve.

Ai paralajmëroi se LDK-ja do të garojë e vetme, por brenda listës do të lërë hapësirë për individë e parti të tjera, duke mos e përjashtuar as mundësinë që në të të bëjë pjesë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Limaj në zgjedhjet e kaluara garoi në një listë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të fitonte tre ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë ,edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku.

LDK-ja doli e treta në zgjedhjet paraprake parlamentare të 9 shkurtit duke fituar 18.27 për qind të votave. Në ato zgjedhje, Abdixhiku ishte po ashtu kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Ai u bëri thirrje partive të tjera “për përbashkim”, duke thënë se ky “momentum i ri e vendos LDK-në në një pozicion përtej bazës së vetë”.

Abdixhiku tha se tani duhet “të punojmë që të mos ketë rezultat të njëjtë që më pas dërgon në bllokadë”, duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në ato zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 42.30 për qind të votave. Por, kjo parti dështoi që dy herë të formonte një Qeveri, duke bërë që të hapej rruga për zgjedhje. LDK-ja kishte refuzuar ofertën e Kurtit për bashkëpunim në qeverisje. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Abdixhiku kosove LDK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Turqia dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në energjinë bërthamore

më shumë...

Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për Ukrainën

më shumë...

Kancelari gjerman Merz fton Rusinë në “Tavolinën e Negociatave”

më shumë...

Trump bisedë telefonike me Xi Jinping, çfarë u diskutua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjin...
  • Policia dhe RENEA rrethojnë banesën në fshatin Orosh, 24-vje...
  • Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohe...
  • Pas disa orësh tension, dy të armatosurit dorëzohen para pol...
  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.