E hënë, 26 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Gazment Bardhi: Opozita nuk do të marrë pjesë në këtë proces

Opozita ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjen për kreun e Kuvendit të Shqipërisë, ku mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin.

Në momentin që drejtuesi i seancës kërkoi nga opozita emrat për anëtarët e komisionit që do të monitorojnë zgjedhjene  kryetarit të ri të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk merr pjes ënë këtë farsë.

“Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është si të ulësh në krye të Kuvendit, Klodian Zoton. Me këtë propozim që po bëni thjeshtë po na tregoni se filozofia juaj e vetme ëhstë vjedhje, krim, korrupsion. Ne nuk marrim fare pjesë në këtë proces”, u shpreh Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë