Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim këtë të premte me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

 

Zelensky iu tha krerëve të Bashkimit Evropian se paketa e fundit e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë nuk është e mjaftueshme.

 

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë botën, BE-në, Ursula von der Leyen personalisht, për paketën e 5-të të sanksioneve, por mendoj se nuk mjafton. Sepse ata (Rusia) na kanë marrë shumë neve, territoret, njerëzit. Ju lutemi, vazhdoni të na ndihmoni me sanksionet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *