Zbulohet propozimi i Trump për t’i dhënë fund luftës, SHBA i paraqet Iranit plan me 15 pika për përfundimin e konfliktit

Administrata e Donald Trump i ka dorëzuar Teheranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund konfliktit, sipas një raporti të The New York Times.
Plani përfshin kërkesa mbi programin bërthamor dhe raketor të Iranit, por gjithashtu edhe stimuj si heqja e sankioneve.
Sipas raportimeve, SHBA ka paraqitur gjithsej 15 kushte si bazë për një marrëveshje përfundimtare.
COLLINS: You said there’s many points of agreement with Iran. Can you give us a few?
ReklamëTRUMP: Like 15 points
COLLINS: That Iran has said yes to?
TRUMP: They’re not gonna have a nuclear weapon. That’s number 1, 2, and 3
COLLINS: They’ve said yes to that?
TRUMP: They agreed to… pic.twitter.com/NHeYyJvRQS
— Aaron Rupar (@atrupar) March 23, 2026
Televizioni izraelit Channel 12 thekson se këto kushte përputhen me objektivat strategjikë të SHBA-së dhe Izraelit në këtë konflikt.
Megjithatë, në Izrael ka shqetësime se administrata Trump mund të kërkojë një marrëveshje të shpejtë “në parim”, pa siguruar më parë zbatimin e plotë të kërkesave. Kjo, sipas burimeve, mund ta vendosë Iranin në një pozitë më të favorshme nëse luftimet ndalen përpara finalizimit të detajeve.
Propozimi për armëpushim dhe negociata
Burime të afërta me procesin bëjnë të ditur se këshilltarë të afërt të Trump, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, kanë propozuar një plan që parashikon një armëpushim njëmujor. Gjatë kësaj periudhe, palët do të negociojnë një marrëveshje me 15 pika, sipas modelit të marrëveshjeve të mëparshme të ndërmjetësuara nga SHBA në rajon.
Vetë Trump ka deklaruar se është arritur përparim i konsiderueshëm në disa çështje kyçe përmes negociatave indirekte me përfaqësues iranianë.
Kërkesat kryesore ndaj Iranit
Sipas burimeve, shumica e kushteve lidhen me kufizimin drastik të programit bërthamor dhe raketor të Iranit. Mes tyre përfshihen:
- Shkatërrimi i kapaciteteve ekzistuese bërthamore
- Ndalimi i përhershëm i synimeve për armë bërthamore
- Ndalimi i pasurimit të uraniumit në territorin iranian
- Dorëzimi i rezervave të uraniumit të pasuruar tek Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)
- Çmontimi i objekteve bërthamore kryesore
- Qasje dhe mbikëqyrje e plotë nga IAEA
Po ashtu, SHBA kërkon që Irani të ndalojë mbështetjen për grupet aleate në rajon dhe të kufizojë ndjeshëm programin e tij raketor.
Çfarë ofrohet në këmbim
Në këmbim të përmbushjes së këtyre kushteve, SHBA propozon:
- Heqjen e plotë të sanksioneve ndërkombëtare
- Ndihmë për zhvillimin e programit civil bërthamor të Iranit
- I ashtuquajturi mekanizëm “kthimi në kohë”, i cili lejon rivendosjen automatike të sanksioneve në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve nga Irani Shqetësime për një marrëveshje të nxituar
Sipas raportimeve, drejtuesit politikë dhe ushtarakë në Izrael janë të shqetësuar se një marrëveshje e përgjithshme dhe e paqartë mund të lejojë Iranin të shmangë detyrimet e plota, duke përfituar nga ndalimi i konfliktit pa bërë lëshime të mjaftueshme.




