E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Shqipëria nën valën e protestave, Kuvendi mblidhet ditën e enjte, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte në seancë plenare.

Seanca do të mbahet në një kohë kur vendi, e kryesisht Tirana, janë përfshirë nga protestat, të cilat janë shoqëruar edhe me akte dhune dhe shkatërrime.

Reklamë

Seanca e një jave më parë u shty për shkak të protestave, ndërsa pika e parë e rendit të ditës është pikërisht interpelanca me ministrin e Brendshëm Ervin Demo. Kujtojmë që kjo interpelancë është kërkuar edhe më herët nga opozita, por është shtyrë, me arsyetimin se Demo ishte i ri në detyrën e ministrit dhe do i duhej kohë që të njihej me çështje që kërkonte opozita.

Por tashmë pritet të shihet nëse interpelanca do të zhvillohet mbi pyetjet që opozita i ka drejtuar më herët, apo do të orientohet drejt zhvillimeve të fundit për protestën dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.