Protestat në Shqipëri, OSBE/ODIHR thirrje për qetësi: Çdo përdorim i paligjshëm i forcës të hetohet

OSBE/ODIHR ka reaguar pas raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, organizata thekson se autoritetet ligjzbatuese duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve.
Gjithashtu, ODIHR nënvizon se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.
“I shqetësuar nga raportet për dhunë në protestat në #Shqipëri , ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë paqësore. Zbatimi i ligjit duhet të shmangë përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.“, thuhet në deklaratë




