Subscribe

Të paktën 3 zyrtarë të policisë së shtetit me grada të larta rezultojnë bashkëpunëtor të ish sigurimit të shtetit.

 

Në prag në nisjes së vetingut në radhët e uniformave blu autoriteti i dosjeve i ka kthyer përgjigje drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit për 55 zyrtarët e parë që pritet të kalojnë në “ sitë ”. 3 prej tyre sipas vendimeve përkatëse, figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Oficerët e policisë janë me inicialet G.Z A.SH dhe B.SH ndërsa nuk dihet çfarë funksionesh mbajnë aktualisht në radhët e uniformave blu.

 

Në përgjigjet e autoritetit të dosjeve i pastër ka dalë kreu i policisë Ardi Veliu dhe disa drejtues të tjerë të cilët në fillim të shtatorit do të dalin para trupës së jashtme të vetingut. Ligji penalizon personat të cilët rezultojnë me lidhje me ish sigurimin e shtetit të cilët duhet të largohen nga radhët e policisë. Gjatë vetingut ashtu si në radhët e sistemit gjyqësor, zyrtarët e policisë do të përgjigjen edhe për pasurinë , pastërtinë e figurës dhe anën profesionale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *