Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 December 2025
Vizion fokus

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës i shërben...

Pasi e akuzoi se Suel Çela i organizoi takimin...

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë,...

Putin ashpërson gjuhën: Nëse Evropa kërkon luftë, ne jemi...

Kancelari Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të...

Pa prezencën e Veliajt, Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e...

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta...

Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi

“Vijojmë punën …”, Rama poston tjetër video nga aksioni...

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për Belinda...

Zbardhet skema e shfrytëzimit të të miturave nga Lorela, në vend të parave “paguheshin” me kokainë, roli i të përfshirëve

19 Mars 16:03

Autoritetet greke tanimë e kanë të qartë skemën e përdorur nga shqiptarja Lorela dhe bashkëpunëtorët e saj që rekrutonin të mitura të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Sipas dosjes hetimore të miturat shpesh herë në vend të parave “paguheshin” me lëndë narkotike, kokainë.

Këtë të martë në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçare, po ashtu e përfshirë në këtë veprimtari.

Lexo edhe :

Related Posts

"Eksperiencë dashurie e paharrueshme", shqiptarja dhe tutori "shisnin" të miturat në internet, dalin fotot gjysmë nudo
Jetë luksoze dhe veshje të shtrenjta, si e ëma e 15-vjeçares zbuloi prostitucionin e së bijës, elementët që fundosën shqiptaren
Pjesë e rrjetit që trafikonte vajza të mitura për pr*stitucion, lihet në burg “Lorela” dhe bashkëpunëtori i saj
Si "Lorela" joshi të miturat në rrjetin e prostitucionit, bisedat në rrjetet sociale dhe dëshmia e 17-vjeçares
Zbardhen bisedat e tutoreve me të miturat: Më duhet para, kjo histori nuk do të dalë për mirë
“U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren”, Lorela.K mohon akuzat: Paratë e përmendura në mesazhe ishin për borxhin që më kishte

25-vjeçarja sipas mediave greke bashkëpunonte edhe me të dashurin e saj, krahas personave të tjerë të përfshirë, të cilët tanimë janë arrestuar.

Bëhet fjalë për pesë persona të arrestuar në janar të vitit 2024, ku rol drejtues sipas autoriteteve kishte shqiptarja, Lorela.

Lorela pretendoi se ishte përpjekur të ndihmonte 17-vjeçaren e shfrytëzuar e cila denoncoi rrjetin e prostitucionit, gjë e cila çoi në zbardhjen e çështjes.

“E takova 17-vjeçaren kur ajo ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për të bërë qerpikët. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata, të rastit. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të shpëtonte. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi shqiptarja para autoriteteve.

Roli i Marias dhe pagesat përmes kokainës

25-vjeçarja Maria, e arrestuar këtë të martë, dyshohet se ka krijuar kontakte me të miturit që në verën e vitit 2023 dhe i ka ndihmuar ata në gjetjen e “klientëve”, duke marrë nga paratë që të miturit kanë fituar.

Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturit, 200-400 euro,  ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.

Sipas mediave greke 25-vjeçarja, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresa.

Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”,  me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Taksistët

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar  të miturat në hotelet ku zhvilloheshin takimet.

Njëri prej tyre është në fakt një taksi, ndërsa personi tjetër i arrestuar dyshohet se ishte në një lidhje dashurie me  25-vjeçaren.

Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan një 21-vjeçare, e cila po ashtu është përfshirë në rrjetin e rekrutimit të të miturve.

Katër të arrestuarit akuzohen për veprën  e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë përfshirë në dosjen e ngritur nga autoritetet dhe po hetohen./vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
kokaine lorela shqiptare

Nga e njëjta kategori

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

më shumë...

Pasi e akuzoi se Suel Çela i organizoi takimin në Elbasan, Berisha largon Salianjin si drejtues politik të njësisë 6 në Tiranë

më shumë...

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçajn

më shumë...

Kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të 29 deputetëve demokratë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

8:58

Nga qumështi te vezët, ja cilat janë...

8:38

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës...

7:45

Pasi e akuzoi se Suel Çela i...

6:42

Kafeja me stomak bosh, e dëmshme apo...

6:36

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset...

6:28

Putin ashpërson gjuhën: Nëse Evropa kërkon luftë,...

6:26

Kancelari Merz do lejojë përdorimin e aseteve...

6:17

Përfundon procesi për masat e AKSHI-t, “arrest...

5:55

Krishtlindje magjike! 4 ide për një tryezë...

5:33

Pa prezencën e Veliajt, Këshilli Bashkiak miraton...

5:13

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese,...

4:50

Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi

4:48

“Vijojmë punën …”, Rama poston tjetër video...

4:41

Parashikimi i motit për ditën e premte

4:11

Lulja e Krishtlindjeve, ja si të kujdeseni...

3:53

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat...

3:48

Ushqimet që duhet të hani para, gjatë...

3:33

“Arrestimi i Ballukut, emergjencë”, PD: Do kërkojmë...

3:18

“51-vjeçarja shtatzënë”, gjinekologu tregon rastin e rrallë:...

3:08

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për...

Më të klikuarat

  • “51-vjeçarja shtatzënë”, gjinekologu tregon rast...
  • E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në...
  • Hëna e Re nesër “ndryshon lojën”! Parashikimi i Horoskopit s...
  • “Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të...
  • VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, rap...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.