Të tjera detaje dalin në pah nga jeta e të miturave që ranë në rrjetën e tutorëve të prostitucionit në Greqi, rrjet i cili drejtohej nga shqiptarja tanimë e arrestuar, Lorela.

Kur u ekzaminua nga një psikolog, 17-vjeçarja që denoncoi rrjetin e prostitucionit, konfirmoi se e kishte takuar njërin nga të arrestuarit verën e kaluar.

Lexo edhe :

Related Posts

25-vjeçarin dyshohet se si tutor dhe se së bashku me një shoqen e saj 16-vjeçare, e mitura rrëfeu se kishin shkuar në banesën e tij në Sepolia, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundrejt pagesës.

Kokaina dhe tatuazhet

Përveç 25-vjeçarit, personat e tjerë të përfshirë akuzohen se kanë qenë shoferë të vajzave, për në zonat ku janë bërë takimet.

Një nga të arrestuarit akuzohet edhe për takime me të miturat. Ai, në vend që t’u “paguante” para, i kompensonte duke i bërë tatuazhe, ndërsa një tjetër u ofronte të miturve kokainë në vend të parave.

Pronari 55-vjeçar i biznesit të tatuazheve akuzohet si klient i një rrjeti tjetër të paligjshëm të tutorëve.

Të arrestuarit janë dërguar në prokurori publik dhe në ditët në vijim do të dalin para hetuesisë.

Bisedat në rrjete sociale

17-vjeçarja dilte shpesh nga shtëpia gjatë natës, ndërsa në celular kishte bisedat e saj në Instagram me një burrë të quajtur “Vangelis”, me të cilin diskutonin për takimin e tyre seksual me pagesë në një hotel në Kerameikos.

Po ashtu ajo është vënë në kontakt nga një të arrestuarat me një burrë i quajtur “Alekos”, i cili paguante për të parë vajza të mitura të zhveshura. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *