E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Xhafaj: Basha ish-ministri më i pa aftë, e vërteta flet me shifra

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se krimi është më aktiv se kurrë.

 

Reklamë

Në një postim në rrjetin social ministri e ka akuzuar Bashën si ministrin më të paaftë.

 

Reklamë

Në një postim në Tëitter ai ka publikuar një shkrim të Forbes, që shkruhet se Tiranë është vendi më i sigurt në Evropë. Po ashtu ministri ka publikuar dhe shifrave vrasjeve në vitet kur ka qeverisur Basha dhe të vitit 2018.

 

“SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”. Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë