Subscribe

Serbia po përballet me presione të shumta për të njohur Kosovën. presidenti Aleksandër Vucic tha se edhe pse po i ushtrojnë presion ndërkombëtarët ai nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

“Ata duan të na vënë me shpatulla pas murit, për të ndaluar zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Është e rëndësishme për ne të mos ketë panik për Serbinë, ne e dinim qe gjërat mund te zhvilloheshin kështu. Së pari, ata krijuan një zyrë për marrëdhënie tregtare kur shqiptarët vendosen taksa të paligjshme, dhe pastaj u informuam nga Greqia se ata do të përmirësonin më tej bashkëpunimin me Kosovën, por ne ende shpresojmë mos te ndodh kështu. Dua t’ju informoj se shume vende do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

 

Ndërkohë Vucic ka kritikuar presidenten,Vjosa Osmani dhje kryeministrin Albin Kurti duke i cilësuar si ”skifterët më të mëdhenj” që sipas tij po shijojnë simpatinë e Perëndimit në pushtet.

 

 “Por skifterët e politikës së Madhe Shqiptare erdhën në pushtet, duke shijuar simpatitë e mëdha të Perëndimit, veçanërisht Gjermanisë, jo aq shumë të Amerikës, sepse ata e shohin Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë si të tyren. Osmani është një studente amerikane, Kurti është i martuar me një norvegjeze.

 

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe presidenti i Serbise Aleksander Vucic do të takohen me 22 qershor në Bruksel për të rinisur serish dialogun për normalizimin e marrëdhenieve mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *