Ish–deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u ndal këtë të enjte në lagjet “Tregu Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve” në Tiranë për t’u takuar me disa përfaqësues biznesesh. Ata u shprehën se e janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit të tyre.

 

“Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë”, u ankua një tregtare.

 

Ata ngritën shqetësimin edhe për taksat që paguajnë dhe kërkuan ndihmë. Sipas tyre, zëri i tyre nuk është dëgjuar asnjëherë nga qeveria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *