Një shqiptar ka humbur jetën pas një sherri të ndroshur mes dy familjesh në Itali, kur si pasojë Luan Zalta 50 vjeç ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Nettunos, në Romë, të dielën ku nga konflikti ka humbur jetën , Shpendi Allushin.

 

Ndërkohë autori i krimit, Zalta është vëllai i bashkëshortes së Allushit, i cili  jetonte në Caserta të Napolit, por kishte shkuar për vizitë në Romë tek motra.

 

Allushi dhe Zalta fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht, ndërsa më pas ka ndodhur edhe tragjedia. Zalta ka qëlluar me pushkë kunatin Allushi, ndërsa një plumb viktima e mori në fytyrë, ç’ka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të tij. Sapo ka parë kunatin e vdekur, Zalta ka marrë policinë në telefon dhe është vetë-dorëzuar pranë autoriteteve.

 

Në dëshminë e tij për policinë italiane, Luan Zalta ka deklaruar se e ka ekzekutuar kunatin Allushi, pasi ky i fundit i tradhtonte motrën.

 

“E kam qëlluar, sepse më tradhtonte motrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *