Rrjeti social Facebook tha se do të punësojë edhe 3,000 punëtorë në gjithë botën për të hequr nga ueb-faqja përmbajtjet e dhunshme, si: vrasjet apo vetëvrasjet.

 

“Kemi parë njerëz që lëndojnë veten ose të tjerët në Facebook – ose ‘live’ ose në video të postuara më vonë. Është e dhimbshme dhe kam menduar se si mund ta bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Duhet të përgjigjemi shpejt”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, – shkruan Europa e Lirë.

 

Komentet e tij vijnë një javë pasi një burrë tajlandez transmetoi direkt pamjet duke vrarë vajzën e tij të mitur, përpara se të vriste veten.

 

Tremijë punonjësit e rinj do ta çojnë në 4,500 veta ekipin monitorues të Facebook-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *