Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën 28 vjeçari Vilson Tafçiu.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se 28 vjeçari përveç mbiemrit Tafçiu, njihej edhe si Vilson Noka.

 

Mësohet se në momentin e ngjarjes  viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, në Astir, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, dhe në atë moment është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar.

 

Gjithashtu i riu rezulton se 28 vjeçari dy vite më parë ishte ekstraduar nga Franca, pasi dyshohet se ishte i lidhur me grupe që kryenin aktivitet kriminal.

 

Ndërkohë uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *