Subscribe

Gjykata e Tiranës la në burg 27 vjeçarin Lorenc Veliaj, personin që zbardhi të vërtetën mbi vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj paraditen e së ejtes në Tiranë.

 

Ai në fakt u la në qeli për armabjtje pa leje dhe shkaterrim prone, akuza për të cilat ishte në kërkim më parë ndërsa babai i vëllezërve Kusi, autorëve të vrasjes dhe disa të njohur të tjerë të tyre i kishin kërkuar të merte përsipër krimin.

 

Por dëshmia e tij pas ndalimit nga blutë e kryeqytetit zbardhi te gjithe skenarin dinamiken e ekzekutimit me plumb në kokë të 26 vjeçari. Ai u qellua vetem per rrjedhjen e kondicionerit në vilën 3 katëshe në rrugën muhamet gjollesha në kryeqyet.

 

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Rama i cili teksa iu pergjigj komenteve të shumta te qytetarët ne rrjetet sociale u shpreh se “ patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani ”.

 

4 të arrestuarit për vrasjen që trondit opinionin publik do të dalin të djelën para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Ndërkohë vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi me backround të tmërrshëm kriminal për vrasje dhe tentativa vrasje vijojnë të jenë në kërkim dhe ende nuk janë lokalizuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *