Identifikohet shqiptari i vrarë nga shkëmbimi zjarri mes disa trafikantëve të drogës dhe policisë greke.

 

Viktima është Altin Mulla 39-vjeç.

 

Policia e shtetit deklaroi se në lidhje me këtë ngjarje është informuar nga pala greke, ku ndër të tjera theksoi se është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi me informacionin me Policinë greke për këtë çështje.

 

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *