E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Kronikë

Vrasja e shqiptares Nevila Pjetri/ Autori filmohet nga kamerat e sigurisë: E gjunjëzoi dhe më pas e qëlloi!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri,  në Itali.

 

Reklamë

Daniele Bedini, personi i cili akuzohet për vrasjen, është filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për pamje të filmuara nga një kamera e vendosur në një lokal në Marinella di Sarzana.

 

Kamerat kanë regjistruar një makinë të bardhë, brenda së cilës ishte një burrë dhe një grua, që ka marrë rrugën për të shkuar në Soledado.Pamje janë konsideruar tronditëse, të cilat sipas hetuesve portretizonjnë një ekzekutim të vërtetë, me Bedinin që e gjunjëzoi punëtoren e seksit dhe më pas e qëlloi në kamionçinë.

 

Dyshohet se i njëjti person ka qëlluar dhe vrarë pas 24 orësh edhe tranvestiten Camilla Bertolotti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë