Subscribe

Qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile janë bërë bashkë për të protestuar për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj. Protestat po zhvillohen në Tiranë dhe Fier.

 

Me pankarta nëpër duar, gra dhe vajza kërkojnë që drejtësia të japë dënimin e merituar, duke rritur ndëshkueshmërinë ndaj të gjithë atyre që vrasin gratë. Ata shprehen se ashpërsimi i kodit është domosdoshmëri për parandalimin e krimeve në familje.

 

“Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave. Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, thonë protestuesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *