Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite ka kërkuar dënimin me vdekje për 5 nga 11 zyrtarët e arrestuar për vrasjen e gazetarit Jamal Kashoggi në konsullatën e Stambollit.

 

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Mohammed Bin Salman, u vra në mënyrë makabre më 2 tetor brenda ambienteve të konsullatës, ku kishte shkuar që të merrte një dokument për martesë.

 

Autoritetet turke kishin kërkuar dënimin e zyrtarëve sauditë që morën pjesë në krim, brenda territorit të Turqisë. Edhe pse nuk është shumë e qartë vdekja e gazetarit, sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se pasi hyri në godinën e konsullatës, 15 persona që mbërritën po atë ditë, dyshohet se kanë vrare duke e coptuar  trupin. Më pas pjesët u shpërndanë dhe u varrosën në disa vende të ndryshme. Nga hetimet është zbuluar se zyrtarët e Arabisë Saudite mbanin në valixhet e tyre sende të ftohta, thika gërshërë etj.

 

Një ditë më parë ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushollu bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit. Ndërkohë, pak ditë më parë, vetë presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan, tha se SHBA-të, Britania e Madhe, Franca etj, kanë dëgjuar audiopergjimin e regjistruar nga vetë Khashoggi disa çaste para se të vritej, sipas të cilit rezulton se ai u vra me urdhër të princit të kurorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *