Një 47 vjeçar  ka rënë në prangat e policisë së Tiranës si një nga personat e dyshuar i përfshirë në atentatin që iu bë në janar ish-policit, Arben Bilali.

 

Sipas policisë ndalimi i shtetasit me iniciale A.SH., 47 vjeç, është bërë paraditen e kësaj të mërkure. Infomacionet bëjnë me dije se 47 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penale.

 

 

Arben Bilali, 50 vjeç një ish-punonjës policie është ekzekutuar në një atentat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *