Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua para një jave në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

I arrestuari është është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, identifikimi i të cilit u bë përmes kamerave të sigurisë, ndërsa dyshohet se luante rolin e informatorit.

Personi i ndaluar është i afërm i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Britaninë e Madhe.

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet mbrëmjen e së mërkurës, por nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Billa u vra mbrëmjen e së enjtes te Komuna e Parisit. Atentatorët u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak minuta pas krimit, Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që u përdorën nga autorët e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *