Pas atentatin në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër u plagos ka shoqëruar në komisariat 15 persona. Të shoqëruarit janë deshmitare te ngjarjes ose persona mund të kenë pasur konflikte te mëparshme me shenjtestën e atentatit Armando Sulejamani. Ne atentatin e te djeles humbën jetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

 

Por nga deshmitë e marra, policia nuk ka arritur ende te mberrije tek autoret e krimit te rende. Pas marrjes në pyetje, të shoqëruarit janë lënë të lirë.Burime nga spitali i vlorës bëjnë me dije se Armando Sulejamani njohur me nofken “Çipuri” tashmë është jashtë rrezikut për jetën ndersa mesohet se eshte arrestuar

 

Në momentin kur ndodhi atentati  ai ishte ulur në sedijen e pames dhe ka marrë dy plumba.

 

Pas ngjarjes autorët u larguan me automjet i cili u gjet i djegur pak minuta më vonë nga policia në fshatin Babicë të Vlorës.

 

Hetuesit gjetën në vendin e ngjarjes më shumë se 25 gëzhoja ndërsa në makinën e djegur u gjetën tre armë automatike.Çipuri njëkohësisht edhe shenjesta e këtij atentati është një person me precedentë të shumtë penalë. Ai ka qene i dyshuar per disa krime ndersa ka qene anetar i bandes se Gaxhait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *