Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi është shprehur pro votës së emigrantëve por është shprehur e pa sigurtë për mënyrën e regjistrimin të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe sigurinë e të dhënave të tyre.

 

Në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE me temë “Votimet nga jashtë”, Kryemadhi u shpreh se mënyra e votimit të emigrantëve është një çështje që duhet adresuar.

 

“Faleminderit për ftesën. Do të doja të mos i quajmë emigrantë, pro shtetas shqiptarë. Që prej themelimi të saj LSI ka qenë pro dhe avokate promovuese e garantimit të te drejtës së votës. Ne si subjekt politik adresojmë çështjen e regjistrimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Por si mund të jetë regjistrimit, nëpërmjet E-Albania.? Përgjigja është se shumë pak shqiptarë janë të regjistruar… Mënyra e votimit është një tjetër çështje që duhet të adresohet. Po ashtu aktualisht në Kodin Zgjedhor nuk është parashikuar se ku do ta japë efektin vota e tyre”, tha Kryemadhi.

 

Kryetarja e LSI-së deklaroi se shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit, shtrembëroi njëanshmërisht sistemin zgjedhor, dhe ky sistem zgjedhor tashmë i deformuar prodhoi një rezultat zgjedhor të manipuluar, nga ku rezultoi se Subjekti Lëvizja Socialiste për Integrim edhe pse u votua nga rreth 110 mijë zgjedhës, arriti të marrë vetëm 4 mandate përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *