Volejbolli do të rinise sezonin e tij në 4 shtator, me ndeshjet e kupës se federates.

Ky event për meshkuj dhe femra do të zhvillohet në datat 4 deri ne 6 shtator, me pjesëmarrjen e 4 ekipeve me të mira deri në momentin që u ndërpre sezoni i fundit.

Kryesia e federates ka vendosur që në daten 28 gusht të hedhë shortin e kampionatit, ndërkohë që brenda 7 gushtit, ekipet duhet të kenë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Kupa e Shqipërisë, ashtu si gjithnjë, do të jetë gjithëpërfshirëse, me të gjitha ekipet e federuara.

Në rast se pandemia do të përkeqësohet dhe do të ketë bllokime të mëtejshme të ngjarjeve sportive, atëherë sezoni i ri mund të pësojë ndryshime në strukturë me mbylljen e detyrueshme brenda datës 15 prill të vitit të ardhshëm.

Kampionati kombëtar i volejbollit u ndërpre përfundimisht në mars të këtij viti, ndërkohë që fitues u caktua Erzeni për meshkuj dhe Mirdita për femra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *