Ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi se PD ka në fokus të programit shkollat dhe nxënësit.

Vokshi u shpreh se me PD në pushtet, të gjitha shkollat do të jenë me standard ndërkombëtare. Ndërsa për nxënësit premtoi një ambient të sigurt, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Nxënësi do jetë në fokus të programit të Partisë Demokratike. Të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do jenë me infrastrukturë, me standarde ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim dhe me Valbonën dhe me Malvinën do jenë krejt të qetë sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt. Do sigurojmë edhe vakte ngrënie, madje edhe aktivitete të ndryshme mbas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë. Përveç faktit që prindërit do jenë të sigurt për fëmijët e tyre, deri në orët e pasdites dhe do të kenë mundësi që të punësohen, që do të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre. Partia Demokratike angazhohet që për 350 fëmijë, të sigurojë tekste të reja falas. Ndihmë e cila për 60 mijë familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *