Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komenteve ironike të bëra nga ky i fundit lidhur me planin ekonomik të PD-së.

Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja Albana Vokshi shprehet se në mungesë të një programi politik, kreut të qeverisë i mbetet vetëm të bëjë shaka, ndërsa e pralajmëroi se më 25 prill do të humbasë.

“Rama, kur nuk ke plan, kur nuk mban asnjë fjalë, kjo është gjithçka që të ka mbetur. Të bësh shaka. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe ti do të humbasësh”, ishte përgjigja e PD për Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *